Jack Grealish është shumë afër t’i bashkohet Manchester Cityt nga Aston Villa për një shumë që besohet të jetë 117 milionë euro.
Ylli anglez pritet të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me kampionin e Premierligës.
Bisedimet mes kampionit anglez dhe Villës janë në fazën përfundimtare dhe Grealish do të kalojë në Etihad gjatë kësaj jave.
Villa u përpoq fort ta mbajë Grealishin, duke i ofruar marrëveshje të re të përmirësuar, por dëshira e lojtarit është t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës.
25-vjeçari e ka kaluar tërë karrierën e tij në klubin e fëmijërisë.
City nuk do të ndalet me kaq, sepse dëshiron ta afrojë edhe sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, i cili nuk është paraqitur në stërvitje me klubin e vet në ditët e fundit me shpresë për ta shtyrë klubin ta shesë në City.