Vendosni fjalën kyçe....

KLSH-ja shkon te Emergjencat Civile, do auditojë tenderimet e viteve të fundit


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin në të gjitha institucionet që funksionin e tyre e lidhin emergjencat civile.

Inspektorët e KLSH-së me urdhër të kreut të saj Arben Shehu kanë nisur mbledhjen e dokumentacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe institucionet e tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme që lidhen me mbrojtjen civile apo edhe pushtetin vendor.

KLSH-ja do auditojë të gjitha tenderat e kryer vitin e fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave.

Kontrolli vjen pas zjarreve të fundit në vend ku është hasur një mungesë e përdorimit të mjeteve të nevojshme kundër zjarrit apo përdorimin e mjeteve rrethanore.

Më herët Arben Shehu kishte nisur grupet e inspektimit në Drejtorinë e Emergjencave Civile por duke qenë se drejtuesi i saj nuk ndodhej në instituicion nuk ishte bërë e mundur kryerja e auditimit.

Pas kësaj kreu i KLSH-së bëri thirrje publike që Çako të kthehej në detyrë për të mbarëvajtur situatën.