Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Besim Hajdarmataj, Prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit dhe urdhëroi përgjimet e Dibrës


Besim Hajdarmataj i cili u shkarkua ditën e sotme me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi ankimit që vëzhguesi i ONM-së kishte bërë ndaj venditmit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili e kishte konfirmuar në detyrë në 2019.

Në vlerësimin e kriterit të pasurisë, Kolegji gjeti mungesë burimesh të ligjshme në vitet 2010-2013 për përballimin e shpenzimeve, mbajtjen e kursimeve në cash tej limitit ligjor prej 1.5 milionë lekësh si dhe deklarime jo-bindëse në lidhje me kontributet e të vëllait të subjektit.

Megjithatë, ishte vlerësimi mbi profesionalizmin dhe kontaktet me dy persona me precedentë ato që sollën largimin përfundimtar të Hajdarmatajt nga sistemi i drejtësisë.

Sipas vendimit të KPA-së, Hajdarmataj ka demonstruar si prokuror minimalisht mangësi të zbatimit të ligjit në një çështje të hetuar në Kurbin –mangësi që u konsideruan si serioze dhe të papranueshme nga trupa gjykuese.

Por kush është Besim Hajdarmataj?

Hajdarmataj si prokuror ka udhëhequr dhe hetuar disa çështje të rëndësishme në vend. Në karrierën e tij ka qenë prokuror në Tropojë, Kurbin, Durrës dhe kulmin e karrierës e ka pasur drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Hajdarmataj ishte prokurori i dosjeve “Shullazi”, Tahiri dhe 399 më të rëndësishmet për nga niveli i hetimit në Shqipëri pasi kanë vënë në bankën e të akuzuarve.

Hajdarmataj urdhëroi përgjimin për dosjen 339 në Dibër ku dolën edhe telefonatat e eksponentëve më të lartë të Partisë Socialistë të cilët flisnin për favorizime elektorale për zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016 në këtë bashki.

Gjithashtu Hajdari çoi dosjen në Gjykatë për ish-ministrin Saimir Tahiri i akuzuar për lidhje me trafikun e drogës me të afërmit e tij Habilajt, por që në fund u dënua për shpërdorim detyre me punë në komunitet.