Martohet në fshehtësi pas 20 vitesh John Corbett. “Aidani” i famshëm i “Sex and the City” është martuar me të dashurën e tij prej 20 vitesh Bo Derek.
Në fakt, martesa e tyre ka ndodhur vitin e kaluar por vetëm tani e kanë bërë publike.
“Në periudhën e Krishtlindjeve ne u martuam. Bo dhe unë jemi burrë e grua. Jemi njerëz që vlerësojmë privatësinë dhe ndaj s`kemi bërë asnjë njoftim. Të gjithë miqtë dhe familja jonë e dinte. Ne nuk donim që 2020-ta të mbahej mend si viti më i urryer ndaj thamë le të bëjmë diçka të këndshme”, tha aktori.