Procedohet një kapiten anijeje në Durrës pasi hodhi mbetje të tragetit që drejtonte në port.
D.M, 43 vjeç, banues në Bari është proceduar penalisht sepse shkaktoi ndotje në terminalin e trageteve.
Ndotja e bregdetit tonë nga anijet e huaja është bërë shpesh objekt diskutimesh në rrjetet sociale, pas fakteve që medie të ndryshme kanë sjellë. Problematike ka qenë shkarkimi i ujërave të zeza të kroçierave.