Gjyqi i dy figurave kryesore opozitare Bjelloruse ka filluar me dyer të mbyllura në një gjykatë në Minsk.
Organizatorja e protestës, Maria Kolesnikova dhe avokati opozitar Maxim Znak u akuzuan shtatorin e kaluar për nxitje për të minuar sigurinë kombëtare. Nëse shpallen fajtorë secili mund të përballet me deri në 12 vjet burg.
Bjellorusia u përfshi nga protestat masive vitin e kaluar, të shkaktuara nga një zgjedhje që besohej se ishte manipuluar në favor të Aleksandër Lukashenkos.