Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria nuk gjen qetësi nga flakët, shfaqet një vatër zjarri në Shëngjin


Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Shëngjinit mbrëmjen e sotme.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Rreth orës 21:50, kemi marrë njoftim së në malin e Shengjinit, Lezhë, ka rënë zjarr.

Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ve të zjarrvënies”-thuhet në njoftimin e policisë.

Vendi prej dhjetëra ditësh është përfshirë në një situatë të nxehtë me situatën e zjarreve të ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe thatësira.

Vatra zjarri ka pothuajse në të gjithë territorin, nga veriu në jug të vendit.

Situata më e vështirë ka qenë në zonën e Vlorës dhe Gjirokastrës.