Vendosni fjalën kyçe....

A po fshehin amerikanët një skandal me vettingun e Sokol Sadushit?


Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme të dytën në lidhje me përplasjen me SHBA-të që pas shpalljes non grata hodhi hije dyshimi për një skandal të mundshëm me vettingun e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Berisha deklaroi se e gjitha kjo po bëhet me bekimin e amerikanëve duke përmendur takimin mes Kryetares së KLGj-së, Naureda LLagami dhe drejtueses së Institutit East-West Delina Fico.

Ish-kryeministri akuzon se kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushit, nuk i është bërë vettingu si duhet pasi ka shitur një apartament 55 mijë euro jo nëpërmjet bankës. Për Sadushin, gjithashtu, në vettingun e tij thuhet se ka marrë dhuratë nga e gjyshja 20 mijë euro. Ndërsa ka pasur gjyqtarë apo prokurorë që janë shkarkuar nga vettingu për shuma akoma më të vogla.

Më tej Berisha përmend edhe gjyqtarin Ervin Pupe për të cilin thotë se edhe për të ka probleme me vettingun ashtu edhe për Ilir Pandën.

Berisha theksoi se takimi i fundit Llagami-Fico me fokus vettingun ishte akti i fundit i Reformës në Drejtësi.

Po sillet si guvernatore, qoftë marrëveshjet që ndërmjetëson, që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Duke i dhënë bashkëshortes së ministrit dhe ish-bashkëshortja së kryeministrit. Gjykatësit janë të marrë peng aty, a e dini, jeni dhe gazetarë, i keni parë ndonjëherë, ma gjeni pak Vettingun e Sokol Sadushit. Keni lexuar për të, për Ilir Pandën, apo Pupës.

Nuk ekzistojnë, mund të pyesni, po është bërë Vettingu, po është bërë, por Vettingu i tyre mbahet sekret. Po të dalë Vettingu i Sadushit, shkoni lexoni Vettingun e bashkëshortes së Sadushit. Sadushi kishte shitur një apartament 55 mijë euro, dhe nuk ishte bërë me bankë. Në një kohë kur thoshte e kam shitur, figuronte në emër të Sadushit, dhe si kolateral në bankë për kredi. Doni më nga çudia e Sadushit.

Po të shihni këto të gjitha kanë dalë nga Vettingu u Edlirës. Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja, të tjerëve i kanë larguar sepse kanë patur dhuratë. E kam thënë, një vajzë, një gjykatëse, mbaroi shkollën, dhe paratë ia çonte të gjitha të atit dhe të ëmës dhe ata ia ruanin për martesë. Asaj ia quanin të pamundur. Kurse gjyshja u zgjua me 20 mijë euro, dhurat ë për Sadushin. Xhensila Pine është në KPK, komisionere. Parregullsitë e jashtëzakonshme për të cilat Sadushi e ka emrin tjetër kund. Ish-ministri Panda, nuk mund të bëhet publik Vettingu i tij. I vjen era bajgë. Po të bëhet publik. Ikën ai po u bë publik. Gjykatësi tjetër, Pupa, ku e ka Vettingun, ta nxjerrë pak. Çfarë ndodh, këta s’flasin, se po të kishin karakter, por janë peng. S’mund të pranonin që dosjet ti merrnin militantë socialistë.

Dosjet janë gjë serioze për çdo njeri, kanë fate njerëzish brenda. Ka procedura ligjore për trajtimin e tyre, dhe na doli modeli Fico i trajtimit të dosjeve. Këto e të tjera Sali Berisha do i denoncojë. Kim preferon të këndojë suksesin. Kur Sali Berisha thotë se Reforma ka dështuar, dhe akti i fundit ishte marrëveshja Llagami Fico”./Hashtag.al