Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia e pallatit, humbet jetën 35-vjeçarja


Foto ilustruese

Një 35-vjeçare ka rënë nga lartësia e një pallati në  Tiranë në zonën e Pallatit me Shigjeta dhe për pasojë ka humbur jetën.

 “Rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.