Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas konferencës për shtyp të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deklaratave të tij të bëra ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit , Antony Blinken dhe Ambasadores Yuri Kim
Në reagimin e saj për BalkanWeb, Ambasada thotë se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe i palëkundur se lufta kundër korrupsionit përbën interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-ve.
“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”-thuhet në reagim.