Më 28 shtator në orën 10 ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të përballet sërish me drejtësinë.
Gjykata e Lartë ka caktuar datën e seancës për të dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Tahiri akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, është dënuar vetëm për shpërdorim detyre nga Krimet e Rënda me 3 vite shërbim prove, ndërsa Çela me 3 vite e 4 muaj burg. Ai akuzohet për kultivim dhe trafikim bimësh narkotike si dhe grup të strukturuar kriminal.