Një vatër e re zjarri është krijuar edhe në Shkodër, pranë xhamisë në “Tepe” duke krijuar panik të madh te banorët.
“Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të Bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit”, jep detaje nga aksioni Ministria e Mbrojtjes.
Xhamia dhe banesat janë rrezikuar për shkak se era i ka përhapur me shpejtësi flakët.
Shqipëria është përfshirë nga disa vatra zjarri, nga jugu në veri, ndërsa Bashkimi Europian na ka ardhur në ndihmë me dy helikopterë për shuarjen e flakëve.