Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka folur sërish për audopërgjimin e publikuar gjatë fushatës zgjedhore.
Lame ka përsëritur se audiopërgjimi është i vitit 2017. Më tej ai pranon se ka dhënë atë deklaratë pasi nuk ka dashur që të procesi i legalizimit të shfrytëzohej për vota.
Sipas tij nëse do thoshte që nuk do i legalizonte shtëpitë jashtë ligjit atëherë ata persona do shkonin në krahun tjetër dhe opozita do e shfrytëzonte.
“Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethënë ai që është në opozitë premton dhe hak me këtë. Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër.
Është krim të legalizohen. Dhe kjo duhet parë si shenjë përgjegjshmërie. Po mo po, është krim të legalizosh në linjat e tensionit të lartë, është krim legalizimi në Butrint. Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë- u shpreh Lame.
Lame e ka bërë deklaratën gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë.