Vendosni fjalën kyçe....

Dalin detaje nga ngjarja e të miturit që u gjet në Sarandë, hetimet e prokurorisë tregojnë se u rrëmbye


Fakte të reja kanë dalë nga dosja e rrëmbimit të 12-vjeçarit në datën 4 korrik.

News 24 ka nxjerrë detaje nga dosja e prokurorisë ku janë dhënë deklaratat e personave të përfshirë në ngjarje. Hetimet tregojnë se i mituri është rrëmbyer duke hedhur poshtë pretendimet e tjera.

Sipas dosjes së prokurorisë i mituri është marrë me forcë nga një i rritur gjatë kohës kur po luante në zonën e Bathores dhe është futur në makinë.

Më pas ai është çuar në sheshin Skënderbej ku ishte lidhur dhe më pas kanë shkuar dy persona të tjerë që e kanë liruar ku disa çaste më vonë i është afruar shtetasja Bukuroshe Muharremi e cila e ka marrë dhe e ka çuar te autobusi i Sarandës.

Në Sarandë shtetasja Muharremi e ka nxjerrë të miturin të lypte ku i jepte në këmbim vetëm ushqim në darkë.

Më pas i mituri është pikasur nga një punonjës i një lokali në Sarandë i cili pasi e kishte pyetur kishte marr në telefon policinë.

Ndërsa 50-vjeçarja Muharremi e cila është lënë në burg në dëshminë e saj thotë se i mituri i është afruar vetë dhe i ka thënë se ka qenë jetim dhe donte të rrinte me ta. Por kur është pyetur se pse nuk e ka çuar në policia ajo ka thënë se nga shpejtësia e ka marrë për në Sarandë.