Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri shtrohet në spital me lëndim në kokë, çfarë po ndodh në botë kundër detyrimit të vaksinës


Kryeministri i Shën Vincentit dhe Grenadinesit, një ishull në Karaibe u shtrua në spital pasi u godit në kokë nga një gur gjatë një proteste kundër një detyrimi të propozuar të vaksinës.

Këto janë imazhet që kanë qarkulluar në internet dhe “Russia Today” raporton se kryeministri Ralph Gonsalves u takua me qindra demonstrues të furishëm ndërsa mbërriti në parlament të enjten pasdite. Protestuesit që u mblodhën për të denoncuar një projektligj që do të detyronte vaksinimin kundër Covid-19.

Zyra e Gonsalves konfirmoi në një deklaratë se ai “u sulmua fizikisht dhe u plagos nga demonstruesit e opozitës gjatë përpjekjes për të hyrë në Dhomën e Asamblesë”.

“Përafërsisht 200 demonstrues, duke iu përgjigjur thirrjes për veprim nga lideri i opozitës, zgjodhën parlamentin dhe bllokuan hyrjen në ndërtesë,” tha zyrtarisht Kryeministria, duke shtuar se kur kryeministri nuk ishte në gjendje të hynte në parlament me automjetin e tij, ai u përpoq të bëjë rrugën në këmbë. Ata thonë se kryeministrin e gjuajti në kokë një demonstrues i opozitës.

Me video, momenti i goditjes së kryeministrit Ralph Gonsalves

Ndërsa zyra e kryeministrit fillimisht tha se ai do të qëndronte në spital “gjatë natës për vëzhgim”, ministri i Financave Camilo Gonsalves që është edhe djali i kryeministrit tha se do të fluturonte në Barbados për trajtim të mëtejshëm, sipas raporteve të mediave lokale.

Protesta u nis për shkak të planeve për të miratuar një ndryshim që do të hiqte fjalën “vullnetare” nga një pjesë e Aktit të Shëndetit Publik të vendit që ka të bëjë me vaksinat. Lëvizja ka ngjallur frikën se zyrtarët mund të imponojnë një detyrim të plotë në mes të pandemisë Covid-19 për të kryer vaksinën, megjithëse Gonsalves ka këmbëngulur se ligji do të zbatohej vetëm për punonjës të caktuar të kujdesit shëndetësor dhe të sektorit publik.

Kryeministri Gonsalves i gjakosur duke marrë ndihmën e parë në spital

“Ne jemi duke protestuar sepse qeveria ka ndërmend të bëjë të detyrueshëm vaksinimin. Njerëzit duhet të bëjnë kërkimet dhe të dalin në përfundimin e tyre. “, tha lideri i opozitës.

Megjithëse vetëm rreth 11% e vendit është imunizuar plotësisht, zyrtarët u detyruan të dhurojnë disa doza të papërdorura të vaksinës “AstraZeneca” para se të prisheshin. Gonsalves, i vaksinuar vetë me vaksinën ruse, kohët e fundit urdhëroi edhe 100,000 doza të tjera të Sputnik V, ose të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht rreth gjysmën e popullsisë së ishullit, me shpresën se do të rrisë numrin e vaksinimeve vullnetare.

Me një popullsi pak më shumë se 110,000, Shën Vincenti dhe Grenadinet kanë miratuar pesë vaksina të ndryshme deri më sot, ato të zhvilluara nga AstraZeneca, Johnson & Johnson, Pfizer dhe Moderna duke u bërë vendi i parë i Karaibeve që mori Sputnik V të Rusisë në shkurt. “Një numër njerëzish nuk duan të marrin AstraZeneca për shkak të të gjitha informacioneve që dalin nga Evropa. Tregimet për mpiksjen e gjakut, kufizime për njerëzit mbi një moshë të caktuar… “, tha kryeministri që është qëlluar në ishullin e Karaibeve Gonsalve për “Moscow Times” në fillim të këtij muaji.