Largohet vala afrikane në vend.
“MeteoAlb” njofton se vendi ynë paraqitet deri në orët e pasdites me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra dhe të izoluara.
Në orët e mbrëmjes dhe të natës parashikohet që vranësirat të largohen gradualisht.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe ne mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 16°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 kilometër në orë nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.