Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja: Berisha nuk do ishte shpallur non grata po të kishte fituar PD-ja, Basha politikan i pafuqishëm


Publicisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit politike dhe presionin e SHBA-së që ish-kryeministri Sali Berisha të mos hyjë në parlament.

Lubonja tha në një intervistë për News 24 se nëse PD-ja do kishte fituar zgjedhjet Berisha nuk do ishte shpallur non grata.

Qëllimi i Ramës është të zhbëj opozitën fare, që të mos ketë më reagime, denoncime. Po te kishte fituar PD, a do e kishin shpallur non grata Berishën? Nuk e besoj. Pse? Sepse s’ia do politika. Këtu është konflikti i madh i interesit”, tha Lubonja.

Më tej Lubonja u pyet edhe për heshtjen e Bashës duke thënë se kreu i PD-së është politikan i pafuqishëm.

Heshtja e tij është që është politikan i pafuqishëm. Këto janë probleme, janë të Berishës. Basha është pak a shumë figurë që s’kishte fuqinë t’i thoshte që e mora unë dhe do të bëj politikat e mia. Më mirë pa opozitë fare se sa kështu. Shqiptarët s’bëjnë dot opozitë të re, e është sistemi që s’i lë, sepse janë të kapur të gjithë. Shqiptarët mezi presin diçka të re, por është një sistem që i ka kapur, e janë të trembur”, deklaroi Lubonja.