Parlamenti i Kosovës nuk ka miratuar Marrëveshjen e Washingtonit. 57 deputetë abstenuan, ndërsa pro votuan 24 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishin propozuar rezolutën.
Rezoluta parashikonte normalizimin ekonomik nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e Washingtonit u nënshkrua më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Në marrëveshje parashikohej që Kosova të bëhej pjesë e minishengenit, ndërsa pak ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do pranojnë, duke e quajtur një nismë pa vizion.
Marrëveshja e Uashingtonit që u nënshkrua nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç parashikonte një sërë masash për normalizimin ekonomik përfshirë edhe studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit që shtrihet në territorin e Kosovës dhe Serbisë. Po kështu në të janë parashikuar edhe ndërtimi i rrugëve mes Kosovës dhe Serbisë.