Vendosni fjalën kyçe....

Përfundojnë në spitalin e Vlorës 4 ushtarë, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi


Disa ushtarë kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Vlorës që ishin pjesë e aksionit për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Bëhet fjalë për 4 ushtarë, të cilët kanë dyshime se janë helmuar nga ushqimi. Ata kanë shfaqur kanë shfaqur simptoma si; diarre, të vjella dhe temperaturë, raporton News 24.

Fatmirësisht gjendja e ushtarëve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.