Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ambasadori amerikan: Unë e di ça do populli shqiptar, ua them unë se ça do populli shqiptar


Zëvendës Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Demian Smith duke iu drejtuar kandidatëve për hetues të BKH-së, në aktivitetin për përfundimin e programit të trajnimit të FBI-së nga ky grup deklaroi se ai e di shumë mirë se çfarë do populli shqiptar.

Smith theksoi se populli shqiptar kërkon që ditët e pandëshkueshmërisë për të pasurit dhe të pafuqishmit të mbarojnë dhe kjo do arrihet nëpërmjet drejtësisë së re.

Sipas tij SPAK ka punën më të vështirë pasi duhet të bëjë hetimin dhe ndjekjen penale ndërsa së bashku me BKH-në do jenë një sukses i plotë.

Shqipëria ka ngritur tashmë që të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në. Prokuroria e Posaçme ka qenë duke punuar pa ju, por tashmë ju do të bashkoni forcat kundër korrupsionit dhe krimit. Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndërsa dilni nga ky diplomim, ju do të jeni pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit. I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”-tha Smith.