Vendosni fjalën kyçe....

Brazili fiton medaljen e artë për futboll në Lojërat Olimpike


Brazili e ka përsëritur suksesin e para pesë viteve kur në Lojërat Olimpike të Rios fitoi medaljen e artë.

Brazilianët në finalen e futbollit në Lojërat Olimpike të Tokyos e fitoi përsëri medaljen e artë, duke e mposhtur në finale Spanjën me rezultat 2:1

90 minutat përfunduan pa fitues 1:1, teksa vazhdimet dhanë kampionin olimpik.

Fillimisht, Richarlison e humbi penalltinë në minutën e 38-të të ndeshjes, kurse në sekondat e fundit të pjesës së parë Cunha kaloi Brazilin në epërsi.

Në minutën e 61-të, Oyarzabal barazoi gjithçka dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Por, spanjollët nuk kishin fuqi të bënin më shumë teksa Malcom shënoi golin e fitores në minutën e 108-të të ndeshjes.

Kështu, Brazili fiton medaljen e artë olimpike, kurse Spanja duhet të kënaqet vetëm me medaljen e argjendtë.