Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea dhe Inter arrijnë marrëveshjen për Lukakun, zyrtarizimi çështje ditësh


Sulmuesi belg, Romelu Lukaku pritet t’i bashkohet Chelseat në këtë afat kalimtar veror.

Pasi fitoi titullin e Serie A dhe ishte ndër më meritorët, Lukaku do ta lërë Interin dhe do të rikthehet në Premierligë te Chelsea.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano shkroi se marrëveshje do të kompletohet së shpejti.

Transferimi i tij do t’i kushtojë londinezëve 115 milionë euro, ndërsa Lukaku do të fitojë 12 milionë euro në sezon, plus bonuset.