Vendosni fjalën kyçe....

Ishte bllokuar në Malin e Çikës, policia ndihmon turistin meksikan (Video)


Një turist 30-vjeçar i cili ishte bllokuar në Malin e Çikës në jugun e vendit ka kërkuar ndihmën e policisë.

Efektivët e policisë i kanë shkuar në ndihmë duke gjetur dhe ndihmuar atë.

Turisti meksikan është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së i vijnë në ndihmë turistit meksikan.

Një turist 30-vjeçar nga Meksika, duke eksploruar Malin e Çikës, kishte mbetur në disa shkëmbinj.

30-vjeçari ka telefonuar në Sallën Operative Vlorë, 112 dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë me qëllim gjetjen e tij.

Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit meksikan, i cili po transportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.