Vendosni fjalën kyçe....

Ka betonizuar Tiranën por Erion Veliaj është i lumtur që gardhet janë shkurtuar


Ka betonizuar Tiranën por Erion Veliaj është i lumtur që gardhet janë shkurtuar.

Jo më larg se sot shpërndamë dy foto nga e njëjta zonë e Tiranës publikuar nga “Ne Shqipëria”, ku brenda dy viteve janë ngritur plot 3 kulla të larta, megjithatë kryebashkiakut të Tiranës vetëm gardhet i zënë frymën.

“Ka dalë në dritë. Shiko si duken, tamam si vila. I kishin bërë muret si me qenë Ambasadë Amerikane, sikur kishin hasëm. Ne s’kemi hasëm. Tani komshia mund të ruajë komshinë”, u shpreh Veliaj në zonën e Selitës ku përuroi punimet e një rrugice.