Vendosni fjalën kyçe....

Kurthi i ri ndaj Lelit – Kokë turku për menaxhimin e zjarreve


Pa kaluar as dy-tri ditë kur Dritan Leli u pa në krahë të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, kryebashkiaku i Vlorës duket se ka rënë pre e një kurthi të ri.

Foto Niko Peleshi dhe Dritan Leli

Në çarkun e përbaltjes së punës së tij për shkak të konfliktit që ka me Ramën, pas videove kur Rama dilte në terren vetë për të pastruar fushat e kalçetos, duket se po bie sërish me një çështje krejt të re, zjarret, ku qeveria ka shkëlqyer me paaftësinë e saj.

Ditën e sotme në medie po qarkullon si me magji lajmi për pagesat e orëve shtesë të zjarrfikësve, duke dashur me gjasë që “fajin” për këtë menaxhim skandaloz të krizës t’ia ngecin Dritan Lelit.

Lajmet e sotme mbi pagesat

Në fakt kryebashkiaku i Vlorës e “ka ngrënë karremin”, duke dalë me zë e figurë në një deklaratë lidhur me këto pagesa, të cilën mund ta shikoni në videon këtu:

Mirëpo, sytë e vëmendshëm që kanë ndjekur këtë krizë disaditore me zjarret, mund ta kenë vënë re lehtësisht se nuk ka qenë kurrë problem ndonjë dezertim i mundshëm nga forcat zjarrfikëse për shkaqe pagesash, përkundrazi, nga ajo që kemi parë është që ata janë bërë heronj edhe duke shuar flakët me shkurre. /Hashtag.al