Leicesteri ka fituar trofeun e Community Shield. Ata mposhtën në finale Manchester Cityn me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e luajtur në “Wembley”.
Ndeshja prodhoi vetëm një gol dhe atë nga pika e bardhë.
Ishte Kelechi Iheanacho që realizoi nga penalltia në minutën e 89-të të ndeshjes, në kohën kur ekipet po bëheshin gati për vazhdime.
Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Jack Grealisht, futbollistin e transferuar nga Aston Villa në Manchester City. Ai hyri në lojë në minutën e 65-të, por dështoi të fitonte trofe në ndeshjen e parë me klubin e ri.
Kështu, City e nis sezonin me një humbje, kurse Leicesteri e nis mbarë me një titull, i cili do t’i motivojë për sezonin e ri në Premierligë.