Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet në burg Selim Çekaj, SPAK-u kërkoi lehtësim të masës së sigurisë


Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt që u arrestua në Gjermani për trafik droge mbetet në burg.

SPAK-u i kërkoi Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lehtësim të masës së sigurisë, por gjykata vendosi për jo.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit kërkoi “arrest shtëpie”, duke qenë se 72-vjeçari ndodhet në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai u arrestua pasi në kompaninë e të birit u kap sasia më e madhe e kokainës kapur ndonjëherë në Shqipëri.