Vendosni fjalën kyçe....

Mes kundërshtive nga banorët, Veliaj vendos të shembë 28 pallate në Tiranë


Pavarësisht kundërshtive nga banorët, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shembë 28 pallate që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Banorët e pallate shpesh kanë ngritur zërin dhe janë të paqartë me projektet që do ndërtohen nga bashkia, kontratat që do nënshkruajnë dhe tipologjitë e shtëpive.

Gjithashtu e paqartë është nëse këto pallate do jenë më të mëdha se sa kanë qenë dhe afatet kur do përfundojnë.

Paqartësi të cilat nga ana e bashkisë ende nuk janë sqaruar plotësisht por të vetmet gjëra që kryhen janë tenderët.

I tillë është tenderi për mbikëqyrjen e punimeve të këtyre pallateve të përmendura më sipër.

Veliaj ka shpallur fitues tre kompani përkatësisht operatorët  “A&E Engineering” shpk, bashkimin e operatorëve ekonomikë “MAGING Studio” shpk & “IMES -D” shpk dhe operatorin ekonomik “Net-Group” shpk.

Fondi limit për kryerjen e mbikëqyrjes së punimeve është 944 202,00 lekë.

Pallatet që do shemben janë në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, apo në lagje të populluara dhe të lakmuara, duke filluar nga rruga Ali Demi, rruga fortuzi apo edhe në Kombinat e Kinostudio.

Lista me pallatet që do shemben:

Pallati Nr.434/1. Rruga “Behlul Hatibi”;
2. Pallati Nr.14. Rruga “Aleksandër Moisiu”;
3. Pallati Nr.45. Rruga “Myslym Keta”;
4. Pallati Nr.66. Rruga “Aleksandër Moisiu”;
5. Pallati Nr.4. Rruga “Myslym Keta”;
6. Pallati Nr.73/2. Rruga “Niko Avrami”;
7. Pallati Nr.369/4. Rruga “Ferit Xhajko”;
8. Pallati Nr.26. Rruga “Fortuzi”;
9. Pallati Nr.415/1, Objekti I, II. III. Rruga “Ferit Xhajko”;
10. Pallati Nr.1. Rruga “Karl Gega”;
11. Pallati Nr.164/2. Rruga “Ali Kelmendi”;
12. Pallati Nr.150. Rruga “Sokrat Mosko”;
13. Pallati Nr.127.shk. 2, Rruga “Llazi Miho”;
14. Pallati Nr.147. Rruga “Tanush Frashëri”;
15. Pallati Nr.22. Rruga “Qendër e Re”;
16. Pallati Nr.140. Rruga “Sokrat Mosko”;
17. Pallati Nr.11/1. Rruga “Vath Koreshi”;
18. Pallati Nr.104/6. Rruga “Ali Demi”;
19. Pallati Nr.5/1. Rruga “Todi Shkurti”;
20. Pallati Nr.5. Rruga “Marsel Kasemi”;
21. Pallati Nr.152. Rruga “Haki Stërmilli”;
22. Pallati Nr.140. Rruga “Haki Stërmilli”;
23. Pallati Nr.168. Rruga “Hamdi Cenoimeri”;
24. Pallati Nr.138. Rruga “Haki Stërmilli”;
25. Pallati Nr.2KT. Rruga “Dritas”;
26. Pallati Nr.161. Rruga “Sokrat Mosko”;
27. Pallati Nr.14. Rruga “Llambi Bonata”;
28. Pallati Nr.158. Rruga “Llambi Bonata”.