Vendosni fjalën kyçe....

“Millosheviçi do na kthejë një shekull mbrapa”, – e ka thënë Bregoviç


Pjesëmarrja e Goran Bregovic për të performuar në Festën e Birrës në Korçë ka sjellë polemika të ndryshme nëse këngëtari ka qenë mbështetës i gjenocidit serb gjatë ndarjes së ish-Jugosllavisë.

Në mediumin shqiptar të shumtë kanë qenë zërat të cilët e akuzojnë atë se kënga e tij “Kallashnikov” frymëzonte ushtarët serbë të kryenin akte barbare mbi shqiptarët e kosovës, boshnjakët apo kroatët.

Por pretendime të tilla janë hedhur poshtë nga njohës të artit të Bregovic të cilët parashtrojnë se ai asnjëherë nuk ka qenë apo ka bërë ndonjë deklaratë pro veprimeve serbe.

Gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar, ka shkruar sot se Bregovic jo vetëm nuk ka lidhje me agresionin serb, por ai ishte edhe një kritik dhe mosbesues i filozofisë dhe veprimeve të Millosheviçit, ish liderit serb që udhëhoqi masakrat e shumta edhe mbi shqiptarët e Kosovës.

Gazetari zbulon një intervistë të vjetër të këngëtarit ku ai rrëfen se si u dhunua nga serbët pasi guxoi të deklaronte në publik se “Milošević do të na kthejë të gjithëve një shekull prapa”.

Pikërisht para shpërbërjes së Jugosllavisë, Bregović ishte pjesë e partisë jo-etnonacionale liberale Reformiste. Në një intervistë të vitit 2016, ai deklaroi se një mafioz serb e dhu noi në atë kohë sepse tha publikisht: Milošević do të na kthejë të gjithëve një shekull prapa– shkruan gazetari Brezar.

Gazetari boshnjak thekson se të akuzosh Bregovicin për frymëzim të masakrave në Kosovë është skandaloze.