Vendosni fjalën kyçe....

PD: 5 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës, fajtorë ende s’ka


Ina Zhupa ka kujtuar sot nëpërmjet një komenti e një fotomontazhi Ardit Gjoklajn që u nda nga jeta 5 vjet më parë në landfillin e Sharrës.

“Kujtojmë Arditin dhe nuk do rreshtim kurrë të kërkuari drejtësi për të dhe të denoncuari çdo projekt korruptiv dhe kur propagandohet si sukses në çdo media dhe investohen personalisht nga kryeministër dhe kryetar bashkie.

Fajtorë ende nuk ka! Drejtësi ende nuk ka! Arditi është vrarë dy herë, herën e dytë e vrau drejtësia që nuk dënoi asnjë fajtor.”, shkruan Zhupa.

Po kështu demokratja bën apel se nuk duhet të flasim për reformë në drejtësi kur vrasësi i Arditit është i lirë. “ Drejtësi për Arditin!”, përfundon Zhupa.