Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Kamëz rreth orës 22:15 në rrugën “Kosova”.
Një burrë e një grua është plagosur nga të shtënat e armës së zjarrit.
Të plagosur mbetën shtetasi me iniciale P.P rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.P rreth 41 vjeç të cilët janë dërguar në spital.
“Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit“-thuhet në njoftimin e policisë.