Vendosni fjalën kyçe....

Prangat gati për zjarrvënësit, i moshuari në Lezhë e pëson


Prangat janë gati tani për çdo zjarrvënës. Këtë herë e ka pësuar një i moshuar që i ka vënë flakën kullotës.

“I vuri zjarrin një tokë kullotë, duke djegur kodrën e fahatit Mabë, Lezhë, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës 73 vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin M.N.,73 vjeç, banues në Mabë, Lezhë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.”, jep detaje policia.