Riaktivizohen vatra zjarri në Karaburun.
Në ndihmë të banorëve dhe shtëpive të tyre në fshatin Dukat kanë shkuar Forcat e Armatosura me helikopterë për të shuar flakët.
Siç duket në video vatrat kanë qenë shumë afër shtëpive. Mësohet se vatra zjarri të hapura ka edhe në Gjirin e Gramës.
“Mirëmëngjes nga Pashalimani ku kemi rifilluar prej 2 orësh operacionin nga ajri për fikjen e zjarreve në Karaburun. Në Dukat është rindezur zjarri dhe në Gjirin e Gramës në mesnatë u hap një vatër e re zjarri. Sot jemi edhe më shumë me ndihmën e helikoptereve nga Hollanda Chinook me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra.
Përballë nesh është dora kriminale e zjarrvënësve, jo natyra. Të bëhemi bashkë për të mbrojtur natyrën dhe vendin”, shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.