Një numër i madh shqiptarësh nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë për pushime duke krijuar radhë të gjata kilometrike në pikën kufitare të Morinës.
Mësohet se po punohet me procedurë të përshpejtuar për t’u dhënë sa më shpejt shërbim shqiptarëve që janë nisur për të shijuar bregdetin shqiptar. Radhë janë krijuar edhe në pika të tjera, para dhe pas doganës.