Vendosni fjalën kyçe....

Zaloshnja analizon miliardat e Messit


Eduard Zaloshnja ka analizuar sot Messin, duke qenë se është çështja e ditës në futboll.

“Lionel Messi, sipas revistes Forbes, ka akumuluar deri me sot 0.9 miliarde dollarë nga aktiviteti i tij sportiv. Por vetëm 35% e këtyre të ardhurave ai i ka siguruar nga sponsorizimet dhe shitja e artikujve sportive me emrin e tij.

 I ndodhur në një krizë të paprecedentë financiare, si rezultat i keqmenaxhimit të presidentit të mëparshëm dhe situatës së Covid-19, klubi i Barcelonës i ofroi një kontratë 5-vjecare, që u pranua nga Messi, por jo nga La Liga. Në këto kushte, presidenti i Barcelonës deklaroi se klubi nuk mund ta realizonte kontratën që do t’i siguronte Messit 150 milione dollarë për 5 vjet.”, nis parashtrimin e tij Zaloshnja.

Por ai ka disa pyetje dhe një parashikim që e ka bazën te nuhatja e ekspertit të sondazheve: “Po sikur Messi të pranonte gjysmën e 150 milionë dollarëve? Po sikur Messi të pranonte të luante falas për Barcelonën, që i dha mundësinë ta përkthente gjeninë e tij në dhjetra trofe të fituara prej tij?

A do t’i zëvendësonte ai ato para me dollarët ekstra që do të merrte deri ne vdekje nga sponsorizimet, bluzat me emrin e tij, Instagrami, Facebook, Youtube, etj.? Michael Jordan ndoshta do t’i përgjigjej pozitivisht kësaj pyetje. Babai i Lionelit (që është agjenti i tij sportiv) iu përgjigj negativisht…”