Vendosni fjalën kyçe....

Si dokumentoheshin vaksinimet 100 vite më parë në Shqipëri? Zbulohet certifikata


 

 

Zbulohet një certifikatë e hershme vaksinimi në Shqipëri.

Bëhet fjalë për vaksinimin e një vajze të vogël, foto e certifikatës së të cilës është publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

“Në Shupal të Tiranës vaksinohet një vajzë 4 vjeçare me dozën e parë të vaksinës. Këtë na thotë kjo certifikatë vaksinimi e mbi 100 viteve më parë. Certifikata, dokument në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror, është shkruar osmanisht dhe është lëshuar më 14 mars 1912.”, shpjegojnë arkivat.

Krahas saj është vendosur një foto e certifikatave të sotme të vaksinimeve kundër Covid19.