Arrest me burg 56-vjeçarit nga Roskoveci për përdhunim të së resë me aftësi ndryshe. Kjo është masa e sigurisë për Petrit Arapin.
Arapi, i prangosur nga efektivët ditë më parë dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare, e cila ka rezultuar se ka mbetur shtatzënë.
Të resë i janë kryer të gjitha ekzaminimet, duke zbuluar që është 7 muajsh shtatzënë.
I arrestuari është fqinj me të.