Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea huazon sulmuesin shqiptar te Southampton


Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka shkruar sot se Southampton ka arritur marrëveshje për Armando Brojën

Sipas tij marrëveshja është arritur dhe testet mjekësore shqiptari pritet t’i kryejë gjatë ditës së sotme.

Ditë më parë, Broja nënshkroi zgjatjen e kontratës me klubin për pesë vite më shumë. Megjithatë, ai edhe këtë sezon nuk do të luajë për Blutë e Londrës por për Southamptonin.

Saints e fituan garën me Udinesen që po ashtu ishin të interesuar për Brojën.

Sezonin e kaluar Broja e kaloi duke luajtur në Erdivisie të Holandës për Vittesen ku kishte luajtur 30 ndeshje dhe kishte shënuar 10 gola e bërë dy asistime.