Vendosni fjalën kyçe....

Kosova flet me vepra: Vjosa Osmani autorizon FSK-në të ndihmojë ne shuarjen e zjarreve në Shqipëri


Në vendin tonë zjarret po djegin sipërfaqe pyjesh apo kullotash në pothuajse çdo zonë të territorit nga veriu në jug.

Pas ndihmave evropiane për vënien në dispozicion të 3 helikopterëve zjarrfikës, nuk mund të mungonte edhe ndihma e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të ndihmojë në shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar për publikun nga Presidenca.

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve”-thuhet në njoftim.