Teuta Bajo, gruaja e skulptorit të ndjerë Arben Bajo që ndërroi jetë nga Covid 19, në një vjetorin e vdekjes kujton në një intervistë për News 24 çastet më të vështira, shtrimin e tij në spital dhe atë telefonatë të natës që i dha lajmin e tmerrshëm. Arbeni nuk do të kthehej më kurrë në shtëpinë e tij.
Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit të Arteve, i konsideruar një prej prej skulptoreve më të talentuar dhe më të mëdhenj të gjeneratës së tij. I veçantë pasi ishte artist intimiteti. Veprat e tij të artit bashkëkohor shqiptar të ekspozuara brenda dhe jashtë vendi janë çmuar dhe u vlerësuar me interesin e merituar, njëra më e vyer se tjetra. Veprat që la i përkasin artit europian. Ishte vetëm 53 vjeç, në kulmin e karrierës si artist e pedagog kur u nda nga jeta.
Frika dhe amaneti i tij ishte që mos të humbisinin punët të cilat meritojnë kujdes dhe vlerësim.
Pjesë nga intervista:
“Ishte në çastet e fundit. Natën, në orën 02.00 të mëngjesit, mua më kanë marrë në telefon. Nuk e hapa telefonin, nuk kisha guxim të dëgjoja…”
Te intervistosh Teutën nuk është aspak e lehtë. Kujtimet në shtëpinë e tij, janë kaq të gjalla, krijimet flasin, kanë një histori për të treguar. Në një rrëfim të ndjerë për Neës 24 për herë të parë Teuta tregon gjithçka ndodhi me bashkëshortin e saj nga momenti i parë kur mësoi se ishte infektuar deri tek amaneti për vajzën dhe veprat e tij…
Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit të Arteve, i konsideruar një prej prej skulptoreve më të talentuar dhe më të mëdhenj të gjeneratës së tij. I veçantë pasi ishte artist intimiteti. Veprat e tij të artit bashkëkohor shqiptar të ekspozuara brenda dhe jashtë vendi janë çmuar dhe u vlerësuar me interesin e merituar, njëra më e vyer se tjetra. Veprat që la i përkasin artit europian. Ishte vetëm 53 vjeç, në kulmin e karrierës si artist e pedagog kur u nda pabesisht nga jeta
Pas 35 vjetësh bashkëjetesë Teuta tregon sa të vështirë e ka pasur humbjen e tij. Covidi ia rrëmbeu duke i lënë boshllëk dhe vetmi të thellë. Çmallet me Arbenin duke parë veprat e tij në studio, i duket se do i dalë papritur e buzagaz duke rrezatuar dashuri. Atë që ndodhi e quan kaq të padrejtë kaq joreale edhe një vit më pas…
-Një vit pa te si ka qene ky vit i vështirë?
“Ka qenë një vit shumë shumë i vështirë, nga një bashkëjetesë 35 vjecare, vetëm viti i parë që jam kthyer nga Greqia në vitin 2007 kam qenë larg tij. Është viti që ka vdekur, viti i parë që nuk ekziston më, që nuk është më në jetë. Të paktën atëherë i flisja i dëgjoja zërin, ndërsa sot vetëm cmallem me figurën e tij nëpërmjet punëve dhe i vetmi ngushëllim i imi është vajza dhe punët e tij në studio. Kur shkoj në studio më duke se është akoma gjallë, e ndjej praninë e tij kudo”, -shprehet e mallëngjyer Teuta Bajo gjatë intervistës dhënë për gazetaren e Neës 24 Aurora Golemi
Arbeni ishte mbase artisti i parë shqiptar që u bë viktimë e Covid 19, shumë të tjerë si ai humbën jetën nga kjo sëmundje përpara se te fillonte vaksinimi…
-Sot qe po kryhet vaksinimi masiv në mbarë vendin, e mendoni ndonjëherë që nëse bashkëshorti juaj do të vaksinohej, ai mund të shpëtonte? E mendoni këtë?
“Edhe mundet, po të ishe bërë vaksinimi më përpara, dhe të njihej më përpara si virus, dmth të kishte disa vite, ndoshta do të ishte akoma në jetë, megjithatë sa i takon vaksinimit, unë për veten time kam frikë. Për faktin se shumë dëgjohet. Nuk jam kundra vaksinimit, por e vetmja frikë që kam që mos pësoj dhe unë diçka si im shoq dhe ngelet fëmija im vetëm, vajza më ngelet vetëm fare. Kjo për mua është frika më e madhe që kam sot”
–Çfarë ndodh me atë studion e Arben Bajos, çfarë ndodh sot me veprat e tij?
“Frika dhe amaneti i tij ishte që mos të humbisinin punët, e thoshte shpesh herë kishte frikën kishte parë përvoja të skulptorëve të mëparshëm punët e të cilëve janë hedhur, janë thyer, dhe kjo ishte frika më e madhe e tij”
-A ua shprehu këtë kur ishte në gjendje të rënduar?
“Kur ishte në gjendje të rënduar në shtëpi po, tha nuk dua që punët e mia të prishën, ose të humbasin, meraku i vetëm i tij po sigurisht dhe vajza, Era, atë ditë që ai ishte sëmurë Era ka mbyllur diplomën dhe ai nuk arriti të shikonte diplomën e saj”
VINI RE: Intervista është pronësi intelektuale e News 24