Nga Klodian Tomorri
Kur dëgjon këto fjalitë që Shqipëria diktaturë, në Shqipëri nuk ka liri etj etj, të vjen të qeshësh. Nuk ka vend më të lirë se Shqipëria, të paktën në Europë jo njëherë.
Nëse udhëton në Kroaci dhe do të mbushësh makinën me karburant, je me shumë fat nëse arrin ta bësh për gjysmë ore. Ka raste kur mund të duhet të presësh edhe 1 orë. Arsyeja ligjet idiote dhe monopolet e ndërtuar nga qeveria.
Nëse shkon në Milano dhe të duhet taksi për një emergjencë, më shumë gjasa ke të fitosh llotarinë se sa të gjesh taksi. Do lidhesh njëherë me operatorin, i cili do të pyesë edhe për numrin e këmbës, pastaj operatori do lidhet me taksime dhe pastaj do të marrë ty mbrapsht. Mund të të marrë edhe për të thënë që taksia nuk vjen. Arsyeja sindikatat, monopolet dhe ligjet idiote të qeverisë.
Kudo nëpër BE, po të zuri urina në autostradë ke dy zgjidhje. Ose të bëhesh si klloun dhe të hysh tek ferrat anës ose të testosh limitet e fshikëzës urinare. Arsyeja ligjet idiote të qeverive dhe rregullatorët.
Dhe tani e preferuara ime. Për të pirë kafe rrugës në Itali. Do hysh në autogril, do presësh radhën tek kasa 10 minuta. Do paguash lekët, pastaj do marrësh kuponin. Pastaj këtë kuponin do e cosh në anën tjetër, tek baristi. Dhe pastaj do marrësh kafen. Gjysmë ore për të porositur kafen. A ka logjike kjo punë? Arsyeja ligjet idiote të qeverisë dhe rregullatorët.
Këta i shtypin njerëzit deri në skllavëri për shkak të grupeve të ngushta të interesit. Në BE jetohet po je Agnelli ose Moratti, që pazarin ta bëjnë të tjerët. Nuk pret radhë për kafe se ke shërbëtor dhe udhëton me helikopterin privat. Po po je popull, të keqen e Shqipërisë. Nuk ka vend më të lirë në Europë. Taksia poshtë shtëpisë, farmacia ngjitur, bar kafeja 2 metra larg shtëpisë. Liri.