Një tjetër vatër zjarri është ndezur në vend.
Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të ahishteve në zonën e Mokrës në Pogradec e njohur si Guri i Nikës.
Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat.
Ndërhyrja po bëhet vetëm me mjete rrethanore pasi zona është terren malor dhe i thyer dhe shuarja e flakëve është e pamundur me mjetet e zjarrfikësve.