Vendosni fjalën kyçe....

Si mund të ishte gjuha shqipe nëse s’do kishim këtë alfabet që kemi


“Anonimi i Elbasanit”, një nga tekstet më të rëndësishme historike, është publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

“Nëse nuk kuptoni çfarë shkruhet më lart, nuk keni faj. Alfabeti i Elbasanit u krijua në shekullin e 18-të me qëllim që gjuha shqipe të kishte shkrimin e vet të veçantë të pabazuar në alfabetet latine, greke, cirilike e arabe, që deri asokohe shkruhej. Ndaj, “Ky mund të ishte alfabeti i gjuhës shqipe” edhe sot, siç thotë teksti i shkruar në alfabetin e Elbasanit më sipër, nëse Kongresi i Manastirit nuk vendoste për alfabetin e Stambollit (që nuk u zbatua në praktikë) dhe atë latin (që triumfoi në praktikë).”, komentojnë arkivat.

Në foto “Anonimi i Elbasanit”,  tekst i shkruar në alfabetin homonym në përmasat: 9.7 x 7 centimetër.