Vendosni fjalën kyçe....

SPAK dërgon për gjykim grupin prej 23 personash për kultivimin e hashashit në Skrapar, mes tyre 4 policë


Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dërguar për gjykim grupin prej 23 personash, që kultivoi drogë në zonën e Skraparit.

23 të pandehurit akuzohen për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike dhe “Grupimi i strukturuar kriminal”. Mes të akuzuarve janë edhe 4 policë.

Gjatë kontrolleve, atyre i janë sekuestruar 5045 rrënjë kanabis si dhe 176 kg e paketuar, gati për shitje, gjithashtu, janë sekuestruar edhe 28 parcela të mbjella me drogë.