Tejkaloi numrin e njerëzve në festë dhe për këtë është gjobitur me 10 milion lekë të vjetra.
Festa është mbajtur në Mamurras.
“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Mamurras, Kurbin, 1 subjekt që kishte organizuar ceremoni festive me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar në Aktin normativ.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për pronarin e subjektit, shtetasin E. K., banues në Mamurras, për shkelje të numrit të pjesëmarrjeve të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.”, jep detaje policia.