Vendosni fjalën kyçe....

The Telegraph: Gjyqtarët që po gjykojnë shqiptarët në Hagë duhet të përjashtohen, po shpërdorojnë autoritetin


Nasim Haradinaj

Avokatët britanikë po kërkojnë që dy gjyqtarë të lartë që gjykojnë krimet e luftës të skualifikohen nga postet e tyre për “abuzim me autoritetin” mbi ndjekjen penale të një dëshmitari kosovar, raporton The Telegraph që citon avokatin.

Avokatët që përfaqësojnë veteranin kosovar të luftës Nasin Haradinaj pretendojnë se një prej gjyqtarët i informoi diplomatët e BE-së për rastin e tij në një mënyrë që minoi pavarësinë e saj dhe vendimmarrjen e paanshme gjyqësore.

Ata pretendojnë se gjyqtari i dytë ka komprometuar pavarësinë e tij duke ushtruar presion politik mbi gjyqtarët e tjerë dhe duke sugjeruar që Brukseli po i ushtron presion për dënime mbi krimet e dyshuara të luftës.

Rasti po shqyrtohet në dhomat speciale të Kosovës dhe zyrën e prokurorisë e cila u krijua në Hagë për të hetuar krimet e dyshuara të luftës me një kosto vjetore të vlerësuar prej më shumë se 40 milionë paund në vit.

Haradinaj, nënkryetar i Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është akuzuar për rrjedhje të informacionit për të cilin prokurorët pretendojnë se kanë rrezikuar dëshmitarët e mundshëm të krimeve të luftës duke i publikuar emrat e tyre publikisht.

Avokatët e tij pohojnë se ai dha informacionin – i cili u depozitua në tre kuti të veçanta të dokumenteve në tri raste të veçanta në zyrat e tij të shoqatës – në interes të publikut dhe se ai duhet të trajtohet si një sinjalizues.

Haradinaj, së bashku me shqiptarët e tjerë të Kosovës, ka kritikuar hapur zyrën e prokurorëve se ka akuzuar padrejtësisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ka injoruar krimet të supozuara të kryera nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

Ai gjithashtu ka sulmuar Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX”), nga i cili janë tërhequr shumë nga gjyqtarët, dhe bëri thirrje që të gjithë ata që kanë kryer krime lufte gjatë Luftës së Kosovës të përballen me ndjekjen penale, jo vetëm njëra anë.

Haradinaj, i cili është mbajtur në paraburgim që kur është akuzuar, i tha gjykatës në paraqitjen e tij të parë: “Kjo ndjekje është selektive, politike dhe e njëanshme.”

Avokati i tij, Toby Cadman, konfirmoi se ai po kërkonte përjashtimin e gjyqtares Ekterina Trendafilova, kryetare e gjykatës dhe gjyqtarit Charles L Smith, zëvendëspresident i gjykatës.

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer që është rrëzuar poshtë pa marrë parasysh argumentet,” tha Cadman.

“Mbetet pikëpamja jonë se çështjet e parashtruara në aplikim garantuan që t’i referohemi një Paneli prej tre gjyqtarësh, siç lejojnë rregullat, për t’u vlerësuar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Tani do të shqyrtojmë se çfarë hapash të mëtejshëm mund të ndërmerren. Gjithçka që kërkojmë është që klienti ynë të marrë një gjykim të drejtë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj.