Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet një person në Gjirokastër


Një shtetas  është arrestuar në Gjirokastër pasi akuzohet se ka ngacmuar një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.