“Pse habiteni? Është krim dhe terror! Zjarr i vënë me qëllim e me dorë njeriu është! Nuk shuhet me uuuuaaaa mami e as me këngë mllefi!
Njerëz të tjerë po e shuajnë dhe janë 1 milionfish më të mirë se kriminelët që e ndezën dhe sehirxhinjtë në “FB”, “IG”, “TW”!”, shkruan këtë mëngjes zëvendëskryeministri Erion Braçe.
Braçe bën edhe një renditje për falenderimet, nga ekuipazhet e zjarrfikësve të Kukësit, Aeroportit të Kukësit, Aeroportit të Tiranës, Bashkisë së Tiranës, Shkodrës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
“Beteja nuk nis tek zjarri. Është terrorizëm dhe beteja është me ndezësit e zjarrit, duhet ta bëjnë fort, qartë dhe me tolerancë zero të gjitha agjencitë e sigurisë në vend, policia, antiterrori, shërbimet inteligjente, prokuroria e gjykata!
Ti nuk je politikan që do destabilitetin edhe me zjarr e s’ta bën goja prej ditësh një thirrje: mos ndiz zjarr! Ti je ai që paguan në fund! Këta jo!! Vilat në Lalëz i kanë në rregull me fikëse zjarri!”, përfundon Braçe.