Vendosni fjalën kyçe....

Messi vendos edhe numrin në fanellë, ia merr një portieri


Mungon zyrtarizimi, por tashmë dihet se Messi do të luajë për PSG-në për të paktën dy edicionet e ardhshme.

Tashmë është zbuluar se ylli argjentinas do ta mbajë numrin 30-të në fanellë.

Numrin 30-të para Messit të PSG-ja e ka bartur portieri Alexandre Letellier, i cili momentalisht është portieri i katërt i klubit.

Prezantimi i Messit pritet të bëhet nesër në “Parkun e Princave” në orën 11, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet sonte.