Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi i paditi në SPAK së bashku me Panaritin, reagon Vojo Bregu: Ta kanë dhënë gabim , nuk ka pasur projekt të vaditjes me pika në Divjakë


Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë në kohën kur drejtohej nga Edmond Panariti, Vojo Bregu ka reaguar pas padisë ë SPAK që i bëri deputeti Myslym Murrizi për një projekt të parealizuar të ujitjes me pika në Divjakë.

Bregu në reagimin e tij i thotë Murrizit se padinë ia kanë dhënë gabim dhe se nuk ka pasur asnjë projekt të ujitjes me pika në Divjakë.

Madje Bregu ka publikuar dokumentet se cili ka qenë projekti i vetëm i Bankës Botorëre për bujqësinë të cilin ai e quan histori suksesi pasi ka qenë me performancë të lartë dhe janë kursyer rreth 3 milionë euro nga prokurimet.

Reagimi i plotë:

Murriz, nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës, që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin.

Ta kanë dhënë gabim padinë kësaj rradhe.

Ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, të cilin për të qenë korrekt, po ia bashkëngjis këtij statusi.

Ky projekt për të cilin jam krenar që e kemi udhëhequr bashkë me z. Panariti, ka 2 rekorde, që besoj do te duhen kohë që të thyhen, pavarësisht se do uroja të thyheshin sa më shpejt.

  1. Është kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije EURO.

( e kuptoj që për ata që të kanë shtyrë për të bërë padinë është e pakuptueshme)

  1. Është projekti i vetëm pas viteve ’90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion EURO, për shkak të performancës së lartë.( ata që merren me projekte e kuptojnë mirë, se për ty kam dyshime që e kupton)

Projekti është marrë në dorëzim nga bashkitë përkatëse

Sa i takon lopëve, do bëje mirë të pyesje një të afërmin tënd( një nga djemtë më të mirë dhe të aftë të Shërbimit Veterinar) dhe ai, si pjesë e proçesit, do të të shpjegontë me detaje, se si është zbatuar procedura ligjore e prokurimit në mënyrën më ekselente.

P. S. Nqs gjen fjalën Shkumbin në projektin e Bankës Botërore, se projekt jo e jo, na e thuaj që ti çojmë në SPAK këta të Bankës Botërore.